Bilanci i COVID/ 263 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 263 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

18:18, 01/09/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 263 raste të reja me koronavirus nga 1069 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 16 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 277 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin janë 3076 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 87 në Tiranë, 17 në Lushnje, 16 në Durrës, 15 në Vlorë, 11 në Kavajë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Krujë, Fier, 7 në Devoll, 6 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Berat, Dimal, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Tepelenë, Korçë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Belsh. 

Statistika (1 Shtator 2022) 
Raste të reja ditore             263
Të shëruar në 24 orë          277
Të shtruar në spitale             16
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     1069
Testime totale                   1,963,270
Raste pozitive                      328,469
Raste të shëruara               321,810   
Raste Aktive                              3,076
Humbje jete                               3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë           1,401
Fier              318
Shkodër         228
Elbasan         222
Durrës            204
Korçë              192
Vlorë                 160
Gjirokastër        122
Berat               102
Lezhë                  65
Dibër                   51
Kukës                   11

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco