Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas masakrave Gledis Nano kujtohet për komisariatet, tani radha e Vlorës

Pas masakrave Gledis Nano kujtohet për komisariatet, tani radha e Vlorës

21:41, 19/08/2022
A+ Aa A-

VLORË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka shkuar mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Vlorës, pas vrasjes së dyfishtë ditën e djeshme në Panaja. Nano ka shkuar së bashku me zëvendës drejtorin për Krimet Neritan Nallbati.

Mësohet se Nano, pas ngjarjes së djeshme do të kalojë në sitë të gjithë komisariatin e policisë së Vlorës.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco