Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, shpallet në kërkim autori dhe bashkëpunëtori, i arrestuar vetëm një i përfshirë

Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, shpallet në kërkim autori dhe bashkëpunëtori, i arrestuar vetëm një i përfshirë

11:58, 18/08/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi sot se e ka zbardhur vrasjen që ndodhi mbrëmë në Elbasan të 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku, bashkëshort dhe baba i një fëmije të mitur.

Për vrasjen është arrestuar një 18-vjeçar, Ejden Dino, i përfshirë në konfliktin e çastit, të cilit iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike, kurse autori i krimit Horgito Peqini, 18 vjeç dhe një tjetër, Klaudjan Salli 33 vjeç i përfshirë janë shpallur në kërkim.

Policia e tha se “në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen "Kongresi", Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U, 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera, e ka zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet e kryera rezulton se  Horgito Peqini, 18 vjeç, Ejden Dino, 18 vjeç dhe Klaudjan Sallufi.S, 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me viktimën M.U.

Më pas, 18-vjeçari  Horgito Peqini dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ulqinakut, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas reagimit në kohë dhe kontrolleve të shumta të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, Ejden Dino, 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Momenti i arrestimit të Ejden Dinos:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco