Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

25-vjeçarja kërkon ndihmë në Urgjencën e Elbasanit: Më përdhunoi dikush afër një lokali

25-vjeçarja kërkon ndihmë në Urgjencën e Elbasanit: Më përdhunoi dikush afër një lokali

09:07, 11/08/2022
A+ Aa A-

Një vajzë 25 vjeç dyshohet se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të natës.

Burime bëjnë me dije se 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore.

Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin.Menjëherë policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe i ka marrë kallëzimin 25-vjeçares nga Lushnjë.

Referuar burimeve mësohet se e reja në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd në një lokal. Ajo pretendon se pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar.

Policia e Elbasanit ende nuk ka nje njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco