Zjarr i madh në Rrogozhinë, flakët përpijnë kodrat me ullinj

Zjarr i madh në Rrogozhinë, flakët përpijnë kodrat me ullinj

20:56, 05/08/2022
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mes Gosës dhe Rrogozhinës. Burime bëjnë me dije se në kodrën ku ka rënë zjarri janë mbjellë disa hektarë me ullinj të cilët janë përfshirë nga flakët.

Ndërkohë në vendngjarja kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e flakëve por po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe banorët e zonës të cilët po mundohet të neutralizojnë flakët me mjete rrethanore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco