1 polic dhe 2 qytetarë të plagosur nga tensionet në veri, raportojnë mediat

1 polic dhe 2 qytetarë të plagosur nga tensionet në veri, raportojnë mediat

20:45, 31/07/2022
A+ Aa A-

Një polic dhe dy qytetarë raportohet të jenë plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve.

Kështu ka mësuar Gazeta Nacionale nga burime pranë vendit të ngjarjes.

Situata në Veri të Mitrovicës është tensionuar pasditen e së dielës një ditë para se në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare./euronews.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco