Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Ilir Beqja në SPAK/ Si ia dha mikut të tij koncesionin prej 100 mln euro

10:57, 18/07/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet që vijojnë prej tri vitesh për koncensionin e sterilizimit. Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit.

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit.

Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

“Pas tre vitesh hetime, SPAK ka vendosur të thërrasë për të marrë dëshminë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili është duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu janë marrë dëshmi të personave si anëtarë të koncensionit. Po ashtu Klodian Rrjepaj është pyetur dy herë nga Prokuroria e Posaçme.

Me gjasë hetimet janë drejt fundit dhe prokuroria ka vendosur të thërrasë edhe ish-ministrin Ilir Beqja. Gjatë vitit të parë të operimit të kontratës është tejkaluar shuma e parashikuar në kontratë. Nga 12 mln euro, shuma që është kaluar në llogari është 17 mln euro dhe kjo sepse është rritur ndjeshëm numri i operacioneve, sipas drejtuesve të shëndetësisë. Ndërkohë, Prokuroria ka dyshime për këtë kontratë.

Një tjetër pikë e errët është edhe një qendër sterilizimi që nuk është vënë në funksion nga ana e QSUT, por i është dhënë privatit. Mbetet për t'u parë se cilat do të jenë vendimet që do të merren lidhur me këtë koncension”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Doku18/07/2022 11:17

Të shtunën isha mjek roje në kirurgji dhe operova pesë pacientë në urgjencë. Shërbimi im 24 orësh i të shtunës do të paguhet 60 mijë lek të vjetra, se kaq thotë Manastirliu e ka mundësinë shteti shqiptar! Ndërsa PPP-ja e Sanit do të marrë plot 1.3 milionë lek të vjetra( 5x 260 mijë) për zierjen e instrumentave të operacioneve me të cilët unë shpëtova pesë jetë të shtunën! Nga këto para, ky basketbollisti në foto me çantë shpine bashkë me kapitenin e tij të ekipit “Rilindja„ marrin të paktën 40%, apo 520 mijë lek. Se 40% përqind ka tek Sani ai bedeli emigrant Rrapaj. Në Gjermani për këtë punë në shërbim 24 orësh doktori merr të paktën 500 euro dhe sterilizimi kushton nja 100-150 euro, Në Rilindistan doktori paguhet 50 euro dhe PPP-ja e Beqe Ramës merr plot 1000 euro!

ok18/07/2022 11:14

O zot i madh,a ka zot qe ia jep cfare meriton kjo monster.Po edhe femijet e dine se kush eshte ky.

Shto koment

Denonco