Itali- Një shofer kamioni që udhëtonte për në jug në autostradën Brenner u ndalua për një kontroll nga polica e trafikut .
Por gjatë kontrollit rutinë, u gjetën të fshehura në kabinën e shoferit 34 kilogramë kokainë që më pas u sekuestruan.
Shoferi i cili ishte shtetas shqiptar por me banim në Itali është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Bolzanos.
Sipas policisë së shtetit fqinj droga nuk ishte për tregun e Tirolit të jugut por kishte një tjetër destinacion.
© SYRI.net