Sherri dhe i plagosuri me armë në aksin Rrëshen-Kukës: Arrestohet autori dhe një tjetër

Sherri dhe i plagosuri me armë në aksin Rrëshen-Kukës: Arrestohet autori dhe një tjetër

08:08, 02/07/2022
A+ Aa A-

Arrestohet autori i plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga nga Klosi dje në autostradën Rrëshen Kukës. Po ashtu, është ndaluar edhe një person tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor i tij, njofton gazetari i SYRI TV.

I arrestuari është një 25-vjeçare me iniciale F.Gj.

Po si ndodhi ngjarja, sipas Policisë së Shtetit?

Sipas burimit zyrtar, “dje nNë Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen dje është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Prenga, 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit të M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre. Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve,”  thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco