Berisha: Rama politikan inferior dhe lideri më i dobët në Europë! Retorika fyese, kosto për Shqipërinë!

17:40, 25/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama si liderin më të dobët dhe më inferior në Europë. Berisha dënoi retorikën fyese të Ramës duke theksuar se gjuha e përdorur prej tij sjell kosto për Shqipërinë. Lideri i opozites tha se Rama është përgjegjës kryesor për dështimin e rrugëtimit europian të vendit. Ndërkohë deklaratat e Berishës kanë bërë jehone në mediat bullgare. 

Syri Tv

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar retoriken fyese te përdorur nga kryeministri Edi Rama në samitin e Bashkimit Europian si dhe ndaj Bullgarisë.

Në një reagim në rrjetet sociale Berisha e cilëson Ramën si liderin më të dobët dhe inferior në Europë, dhe shtoi se gjuha e perdorur nga kryeministri sjell kosto për Shqipërinë.

Rama, i klasifikuar nga politika, gazeta me influente ne Bruksel dhe Washington si lideri me i dobet ne Europe, është një politikan inferior, politikisht dhe intelektualisht, në rajon e më gjerë, i cili perpiqet te zëvendësoje mangesite e medha here me veshje bizare per protokollet zyrtare dhe here te tjera me sharje, etiketime dhe me palaçollëqet e nivelit më të ulët të përfaqësisë së një vendi anëtar në NATO.

Arroganca dhe injoranca e Ramës e nxjerr zhveshur nga kostumi politik, dhe, siç e dimë të gjithë, ai nuk para e ka problem lakuriqësinë.

Berisha akuzon Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për dështimin e Shqipërisë në rrugën europiane.

Ai dhe qeveria e tij, më të korruptuarit në Europë, janë të vetmit përgjegjës për JO-në e radhës nga BE-ja. Shqipëria përsëri nuk e mori dritën jeshile të anëtarësimit në Union dhe për këtë sigurisht që ka fajtorë. Kete ai perpiqet te mbuloje duke terhequr vemendjen me gjera te tjera. Kreu i shtetit shqiptar, Kolumbisë së Europës, vendi ku qeveria nuk zhvillon zgjedhje te lira ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problematikat shkatërrimtare që ka sjellë në vend, duke bërë që mediat europiane dhe vendase të flasin për gjuhën e përdorur dhe jo arsyet reale përse Rames iu refuzua për të treten herë hapja e negociatave.

Ish kryeministri Berisha deklaron se Edi Rama ka si prioritet Ballkanin e Hapur dhe jo Bashkimin Europian.

Sipas Berishës, Rama dhe Vuçiç kërkojnë rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë të një diletanti e dështaku politik, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë ne Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE. Hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në "interes" të Kosovës ndërkohë që vllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të "Balkanit te Hapur idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij.

Në mbyllje të reagimit të tij, Berisha shkruan se Edi Rama është politikani më i dështuar në historinë e tranzicionit shqiptar, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco