Shifrat/ Edhe sot numër i lartë të infektuarish me koronavirus

Shifrat/ Edhe sot numër i lartë të infektuarish me koronavirus

16:45, 25/06/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1021 testime me të dyshuar për koronavirus. 

289 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 (293 qytetarë ishin pozitivë një ditë më parë)

Fatmirësisht asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm.

Ndërsa 32 qytetarë kanë mposhtur sëmundjen. 

Në të gjithë vendin janë 1644 qytetarë aktivë me koronavirus. Ndërkohë, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. 

Situata
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1021 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 289 qytetarë, në këto bashki: 

203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.

Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. 

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (25 Qershor 2022) 
Raste të reja ditore         289
Të shëruar në 24 orë       32
Të shtruar në spitale         15
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1021
Testime totale              1,843,368
Raste pozitive                 278,793
Raste të shëruara             273,652
Raste Aktive                        1,644
Humbje jete                         3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë          1,203
Fier 122
Vlorë 90
Durrës 54
Lezhë 46
Gjirokastër 39
Shkodër 27
Elbasan 22
Korçë 19
Berat 11
Dibër 8
Kukës 3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco