VIDEO/ Zjarr në dy fshatra të Vlorës, digjen arat e grurit dhe ullishtet

16:25, 25/06/2022
A+ Aa A-

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ka krijuar vatra zjarresh në rrethin e Vlorës.

Para pak çastesh një zjarr ka rënë në një arë të mbjell me grurë në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë.  

Është dashur ndërhyrja e zjarrëfikesve të Vlorës të shuajnë flakët të cilat mund të përhapeshin edhe në zona të tjera me grurë.

Po ashtu edhe në fshatin Çeprat të bashkisë së Selenicës zjarret janë shfaqur meditën e sotme në parcela me grurë, por edhe ne pemë ullishte kryesisht.

Edhe këtu për shuarjen e flakëve ndodhen në terren shërbimet zjarrëfikëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco