Kërcënoi pronarin e një dyqani në Itali, shqiptari gjendet i vdekur në makinë (EMRI)

Kërcënoi pronarin e një dyqani në Itali, shqiptari gjendet i vdekur në makinë (EMRI)

16:16, 25/06/2022
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani në Itali. Sipas medieve italiane, ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.

Ai u gjet i vdekur pak kilometra më tutje me makinën me të cilën ishte arratisur. Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Leçes. Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.

Trupi i tij u gjet pranë Parco dei Guerrieri në Poggiardo, disa kilometra larg dyqanit të vendosur në Cocumola, një fshat i Minervino.

Sipas policisë, shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.

Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij. Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë për gjetjen e trupiut të pajetë të shqiptarit Klodjan Zoga.

Dyshohet se pronari i dyqanit është edhe autori i vrasjes së shqiptarit ndërsa hetimet vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco