Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Policia jep ca detaje për 'grabitjen me pistoletë lodër' të farmacisë te Xhamlliku Vendi ku u tentua grabitja

Policia jep ca detaje për 'grabitjen me pistoletë lodër' të farmacisë te Xhamlliku

11:32, 25/06/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka nxituar të sqarojë sot se nuk është e vërtetë që u tentua të vidhej një farmaci në Tiranë nga ndonjë grabitës me pistoletë lodër, siç u njoftua paraprakisht nga gazetarë që panë gjurmën e një plumbi në xhamin e biznesit te Xhamlliku.

Sipas Policisë, ishte thjesht një ciflosje e shkaktuar nga një sferë e armëve me ajër, por asnjë person nuk i ishte afruar farmacisë në fjalë.

"Më datë 25.06.2022, - tha Policia, - është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë, ciflosje. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin. 

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme, të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë," thuhej në vijim.

Policia përpara farmacisë sot:

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco