Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Lëvizjet në korsinë e gabuar, polica rrugore ngre ‘dronin edukues’

Lëvizjet në korsinë e gabuar, polica rrugore ngre ‘dronin edukues’

11:00, 25/06/2022
A+ Aa A-

 Një pajisje e re inteligjente është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore në Tiranë.

Bëhet fjalë për një “dron edukues” që konstaton veçanërisht lëvizjet në korsinë e gabuar.

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji.  Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco