Vërshim pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, pa kontrolle në doganë

Vërshim pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, pa kontrolle në doganë

10:22, 25/06/2022
A+ Aa A-

Fundjava dhe lëvizja pa pengesa në pikat e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë ka shtuar fluksin e mjeteve dhe të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, njofton SYRI TV.

Në Morinë, fluksi i madh ka qënë që në orët e hershme të mëngjesit e vazhdon ende. Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës.

Kjo pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Pamjet nga kalimi pa kontrolle në doganë janë publikuar dhe nga RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco