Mediat holandeze: Dhuna u ushtrua kryesisht nga tifozët e Romës...

Mediat holandeze: Dhuna u ushtrua kryesisht nga tifozët e Romës...

08:58, 25/05/2022
A+ Aa A-

Ndeshja mes Romës dhe Feynoord-it në Tiranë po eklipsohet nga raportimet për dhunën e mbrëmjes së kaluar.

Portalet holandeze raportojnë se janë arrestuar të paktën 12 tifozë holandezë dhe 48 tifozë italianë.

Sipas portalit të madh holandez, AD, janë plagosur dhjetë policë. Portali raporton se dhuna erdhi kryesisht nga tifozët e Romës.

Dhjetë policë u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan, kryesisht për shkak të dhunës së tifozëve të Romës.

Menjëherë pas mesnate, policia njoftoi se kishte arrestuar gjithsej 60 persona, 48 italianë dhe 12 holandezë. Ashtu si më parë në Marsejë, edhe policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës.

Një përplasje mes grupeve të mbështetësve u parandalua nga ndërhyrja e policisë. Në qytet pati shkatërrim, përfshi të paktën një dyqan.

Policia tha se grupet e tifozëve po kërkonin të përplaseshin me njëri-tjetrin. Kur fansat e Feynoord-it u ndaluan, ata thuhet se nisën të qëllojnë policinë me shishe, gurë dhe shkopinj. Më vonë, tifozët e Romës bënë të njëjtën gjë, por në një zonë tjetër të qytetit, pranë një rajoni policie.

Videot tregojnë se si policia i bombardoi ata me gaz lotsjellës nga të gjitha anët”, shkruan AD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco