Kapen në flagrancë dhe gjobiten 4 persona që transportonin lëndë drusore

Kapen në flagrancë dhe gjobiten 4 persona që transportonin lëndë drusore

15:21, 20/05/2022
A+ Aa A-

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, ka goditur katër raste të krimit mjedisor në pyje.

Me qëllim parandalimin e prerjeve të paligjëshme në pyje, struktura përgjegjëse e inspektimit, pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së , Lezhë dhe Drejtoria e Inspektimit në Pyje IKMT, gjatë natës dhe paradites të së premtes, zhvilloj një operacion inspektimi në Rrugën e Kombit në aksin Rrëshen-Milot.

Nga ky operacion u kapën në kushtet e flagrancës 4 subjekte duke transportuar me automjete lëndë drusore pa dokumentacion.

Konkretisht shtetasi L.P banues në Pukë , M.G banues në Kurbin , P.R banues në Mirditë dhe P.M banues në Kurbin.

Ndaj këtyre personave  u morën masa Administrative, duke u gjobitur me shumen nga 500 mijë lek të reja dhe materiali drusor u sekuestrua dhe u magazinua pranë Bashkisë Lezhë.

Aksioni u drejtua nga drejtori i Inspektoriatit te Mbrojtjes se Territorit në Lezhë Flori Gjini, ndërsa bëhet me dije se operacione të tillë  do të zhvillohen edhe në ditët në vijim.

Por IKMT, kërkon bashkëpunimin e qytetareve qe të informojnë për çdo konstatim të prerjeve dhe transportit të lëndëve drusore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco