Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Makina përplas gruan mbi vijat e bardha, shoferi ia mbath

17:26, 17/05/2022
A+ Aa A-

Nuk ndalen aksidentet në Tiranë.

Një tjetër këmbësore është përplasur mbi vijat e bardha. 

Policia bën me dije se një 20-vjeçare është përplasur teksa po kalonte te vijat e bardha në rrugën “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Pasi ka përplasur të renë shoferi Sadik Përpunja është arratisur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pas ndjekjes nga uniformat blu.

Nisur nga aksidentet e njëpasnjëshme të ndodhura përgjatë ditëve të fundit policia ka shtuar kontrollet për shoferët e pabindur.

Gjatë kontrolleve janë vënë nën hetim 47 shoferë ndërkohë që janë gjobitur 145 të tjerë.

Njoftimi i policisë

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës, ka organizuar punën me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha. Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha.

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ncnc17/05/2022 19:55

Njeriu a shpetoi njeher se se asnje lajm rreth tij. Ka gazetar te pyesi apo hiç

Shto koment

Denonco