Shpallet në kërkim/ I moshuari në Bulqizë largohet nga banesa dhe humb kontaktet

Shpallet në kërkim/ I moshuari në Bulqizë largohet nga banesa dhe humb kontaktet

10:08, 24/01/2022
A+ Aa A-

Një i moshuar ka humbur kontaktet me familjarët në fshatin Shupenzë të Bulqizës. S. Xh., 80 vjeç është shpallur në kërkim nga policia, pasi djali i tij ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më. Sipas djalit, 80-vjeçari vuante nga skleroza.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë, është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80 vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij  shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më.  Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza.

Shërbimet e policisë vijojnë  kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco