Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Temperarurat zbresin deri në -18 gradë, si paraqitet situata në akset kryesore të Korçës Foto Ilustruese

Temperarurat zbresin deri në -18 gradë, si paraqitet situata në akset kryesore të Korçës

10:05, 22/01/2022
A+ Aa A-

Situata e rreshjeve në qarkun juglindor të Korçës është normalizuar gjatë orëve të natës.

Sipas informacioneve deri më tani, të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim. Lartësia e borës varion nga 10cm deri në 40 cm, lartësia më e madhe në fshatin e Dardhës.

Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore. Temperaturat mëngjesin e sotëm arritën në zonat e thella deri në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka rreshje bore.

Njësitë administrative në Pogradec të Dardhasit, Proptishtit dhe Trebinjës, po ashtu njësitë administrative në Maliq, Gorë dhe Moglicë, dhe njësitë administrative në Korçë, Vithkuq dhe Lekas, paraqitet situatë e vështirë për sa i përket rreshjeve të borës.

Jo vetëm për shkak të lartësisë së borës, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta, që kanë krijuar ngrica duke bërë të vështirë qarkullimin në këto njësi administrative. Sa i përket furnizimit me energji elektrike nuk raportohen probleme.

Temperaturat e ulëta pritet që të jenë prezente në vendin tonë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, ndërkohë që autoritetet apelojnë kujdes, dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco