Rrahu dhe bëri për spital fëmijën 3-vjeçar të bashkëjetueses, ja sa vite burg u dënua 35-vjeçari

Rrahu dhe bëri për spital fëmijën 3-vjeçar të bashkëjetueses, ja sa vite burg u dënua 35-vjeçari

12:51, 18/01/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar me 12 vite burg, 36-vjeçarin Alfred Kazanxhiun i cili në prill të vitit 2020 ka rrahur brutalisht 3-vjeçarin me iniciale E.H. i cili përfundoi në spitalin e Traumës.

Në bazë të gjykimit të shkurtuar, atij i është ulur dënimi me 1/3 ndaj do të vuajë vetëm 8 vite burgim.

Ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqytet në muajin prill të 2020. Ai u vu në pranga pasi ka dhunuar barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i thyer tre brinjë, siç raportuan burimet mjekësore, ndërkohe qe fëmija përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

Gjatë seancave gjyqësore, 36-vjeçari i ka mohuar akuzat.

NJOFTIMI PËR MEDIAN

Me datë 24.04.2020, rreth orës 12:00 në Spitalin e Traumës ka shkuar për ndihmë mjekësore, viktima e mitur e moshës tre vjeç, me iniciale E.H. Viktima ka pasur fraktura të ndryshme dhe ka qënë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Për këto dëmtime që kanë ardhur si rrjedhojë e dhunës fizike, akuzohet  bashkëjetuesi i nënës së tij, i pandehuri me iniciale A.K.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur  me çështjen penale me të pandehur  A.K , i akuzuar për kryerjen e veprave penale  të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  me vendimin nr. 897  datë 06.04.2021 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të pandehurit  me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.K dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale A.K, i cili  kërkoi  ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Ilir Toska  dhe anëtar znj. Valdete Hoxha dhe znj.Elbana Lluri, me vendimin nr.7 datë  17.01.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 897 datë 06.04.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco