VIDEO/ Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, u qëllua me tre plumba

VIDEO/ Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, u qëllua me tre plumba

12:45, 18/01/2022
A+ Aa A-

Dalin detaje nga të shtënat me armë kundrejt makinës së Lulzim Mashës 63 vjeç, administratorit të një shkolle private në Tiranë.

Drejt makinës së Mashës është qëlluar me tre plumba. Dy prej tyre kanë kapur automjetin me të cilin po lëvizte Masha.

Arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo silenciator.

Masha u qëllua me armë gjatë ditës së sotme në zonën e Liqenit të Thatë. Në momentin që është qëlluar, Masha ka qenë duke drejtuar makinën e tij me të cilën udhëtonte i vetëm.

Autori ende nuk është identifikuar. Pasi ka qëlluar në drejtim të makinës tip Benz, ai është larguar në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit. Në video shihen pamje nga vendi ku ndodhi krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco