Një apartament kushtuar trafikut të drogës, arrestohet shqiptari në Itali

Një apartament kushtuar trafikut të drogës, arrestohet shqiptari në Itali

08:57, 17/01/2022
A+ Aa A-

 

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike.

Ai ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh dhe u ndalua para një dyqani tulipanësh në Via Carducci. 

Mësohet se shqiptari jetonte pranë vendit ku u arrestua dhe kishte krijuar një sistem me anë të të cilit kontaktonte me përdoruesit e drogës nëpërmjet telefonit dhe më pas, shkruajnë mediet italiane zbriste rehat nga shtëpia dhe bënte shitjet.

"Një apartament i tërë kthyer në një "dyqan" droge."

Agjentët e policisë të vendosur në disa pika të ndryshme e vëzhguan shqiptarin duke çmontuar skemën e tij. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash.

Shqiptari është dënuar me 10 muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco