Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur

Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur

19:43, 03/01/2022
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku më pas i lënduari është transportuar në spitalin e Lezhës.

SYRI mëson se i plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetasi Vinçens Piroli, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e  personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli  në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco