Dhuna në familje, burrat iu prishin festën grave, 4 të arrestuar

Dhuna në familje, burrat iu prishin festën grave, 4 të arrestuar

09:53, 03/01/2022
A+ Aa A-

Festa e Vitit të Ri në disa familje nuk është pritur si e tillë.

Një 42 vjeçar dhe një 36 vjeçar në Tiranë janë arrestuar për dhunë ndaj grave të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes“, thotë policia.

Një tjetër rast dhune u raportua nga policia në Elbasan. Sërish burri ka vënë dorë mbi gruan dhe si pasojë është arrestuar.

2 persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 42 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. U arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco