Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Në 4 qarqe, 44 policë konsumatorë droge

Në 4 qarqe, 44 policë konsumatorë droge

22:36, 06/12/2021
A+ Aa A-

44 punonjës të policisë kanë rezultuar përdorues të lendeve narkotike, pas testeve të drogës që janë bërë nga Policia e Shtetit.

Ky numër konfirmohet me burime te Syri Tv vetëm në 4 qarqe te vendit.

Vetëm një ditë pasi policia bëri me dije shifrat zyrtare të ekzaminimit ë gjashtë komisariatet e Tiranës ku 11 efektivë policie rezultuan si përdorues droge, burime policore bëjnë me dije se numri është më i lartë duke shkuar në rreth 41 punonjës të policisë.

Nga këta 12 efektivë kanë dalë pozitivë  të testit të drogës në Tiranë, 12 në Shkodër dhe 2 efektive policie femra në Elbasan si dhe 15 punonjës policisë ne Vlore dhe 3 në Sarandë. Burimet bëjnë me dije se efektivët janë kryesisht të patrullës. 

Sipas burimeve mësohet se në Vlorë disa prej efektiveve te policisë kanë kundërshtuar këtë test pasi deklarojnë se nuk janë konsumatore te drogës dhe s’kanë përdorur asnjëherë por dyshojnë  se ndoshta përdorimi i ilaçeve shëndetësore mund të kenë ndikuar ne daljen pozitiv të testit të drogës . 

Sipas burimeve dyshohet se është 3 te tjerë kane dale në komisariatin e Sarandës pozitiv.

Shifra mund te jetë tejet e lartë pasi rezultat  është faktuar në bazë të analizave laboratorike punonjësit e policisë 4 qarqe, ndërkohë që në të gjithë vendin janë 11 mijë efektivë.

Policia ende nuk ka bërë të ditur gradën e atyre efektivëve që kanë rezultuar konsumator droge dhe tashmë i duhet të përballen me masat disiplinore.

Testi i drogës u urdhërua nga drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano pak ditë pasi mori detyrën.

Ai është i detyrueshëm për të gjithë forcat policore në vend pavarësisht gradës që mbajnë. Kush rezulton pozitiv nga provat laboratorike do të përjashtohet nga policia e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco