Masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Pritet të nisë gjyqi për Elona Kaleshën

Masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Pritet të nisë gjyqi për Elona Kaleshën

10:36, 04/12/2021
A+ Aa A-

Pritet që të nisë në vitin 2022 gjyqi ndaj shqiptares 36-vjeçare, Elona Kalesha, e cila akuzohet për vrasjen e çiftit Pasho në Itali. Kalesha dyshohet se i vrau prindërit e ish-të dashurit në vitin 2015.

Pasi i preu në copa kufomat, ajo i futi në valixhe dhe i hodhi në një autostradë. Trupat e pajetë të Shpëtim e Teuta Pashos u zbuluan 5 vite më vonë, në vitin 2020. Tashmë, autoritetet italiane kanë vendosur që të nisin gjyqin ndaj shqiptares dhe për këtë arsye seanca e parë dëgjimore është planifikuar të mbahet më 15 Shkurt 2022.

Elona Kalesha ishte ish-e dashura e Taulant Pashës, djali i viktimave. Sipas akuzës, shqiptarja e ka kryer krimin për të ndaluar çiftin të tregonte të vërtetën se po priste një fëmijë me një person tjetër. Nën hetim përveç Kaleshës u vu edhe vëllai i Elonës dhe Taulant Pasho, por shumë shpejt hetimet zbuluan të vërtetën.

Sipas hetimeve, dyshimet janë që 36-vjeçarja nuk ka vepruar e vetme. Autoritetet nuk kanë gjetur gjurmë të Elonës në valixhet ku ndodheshin trupat e pajetë, apo në apartamentin ku dyshohet se u vra çifti Pasho. Por pavarësisht kësaj, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar tjetër në lidhje me këtë ngjarje./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco