Firence: 37-vjeçarja del në gjyq për masakrimin e çiftit Pasho, tension i lartë në seancë

Firence: 37-vjeçarja del në gjyq për masakrimin e çiftit Pasho, tension i lartë në seancë

08:31, 04/12/2021
A+ Aa A-

Firence, 4 dhjetor 2021 – Ka dalë në gjyq në Itali, Elona Kalesha, e vetmja e akuzuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, zhdukur më 1 nëntor 2015, gjetur të copëtuar brenda nja valixheje dhe të flakur në zonën midis Fi-Pi-Li dhe burgut të Sollicciano dhjetorin e kaluar.

“Aktakuza ishte në një farë mënyre e pritshme, duke qenë se është një procedurë rrethanore – komenton avokati Federico Febbo, mbrojtës i gruas me kolegun e tij Antonio D’Orzi –. Si i tillë, seanca do të jetë e nevojshme për të verifikuar konsistencën ose jo të elementëve të shumtë, për mendimin tim kontradiktore, që dolën në fazën e hetimeve paraprake”. 

Ai që ndodhi mëngjesin e djeshëm, përballë gjyqtarit Maurizio Caivano, ishte pak më shumë se një formalitet, nga pikëpamja juridike. 

Mbrojtja e Elonës, në fakt, nuk tentoi kërkesën për gjykim të shkurtuar (për pranueshmërinë e të cilit gjyqtari do të duhej të vendoste gjithsesi, nisur nga reforma e fundit) dhe të gjitha letrat e tyre do të prezantohen para gjykatës. Seanca e parë do të mbahet më 15 shkurt 2022.

Por edhe pse i shkurtër dhe me një rezultat mjaft të dukshëm, pasazhi në seancë ishte shumë i tensionuar. Disa centimetra më tutje ishin në fakt e pandehura, e cila do të mbushë 37 vjeç më 15 dhjetor si dhe e gjithë familja Pasho nga Castelfiorentino: ish- i dashuri I të akuzuarës,  Taulanti, djali i dy viktimave, i përfaqësuar nga Filippo Viggiano ngriti padi civile bashkë me motrat e tij Vitore dhe Dorina (me avokate Cristina Masetti dhe Eleonora Rossi) si dhe me vëllanë e Shpëtimit, Dritanin (me avokate Elisa Baldocci). 

Gjykatësi pranoi gjithashtu edhe padinë e "Penelope", një shoqatë kombëtare e familjeve dhe miqve të personave të zhdukur, në gjyq.
Prokurorja Ornella Galeotti do të mbështesë akuzën. Do të jetë një proces rrethanor, duke qenë se hetimet e kryera nga karabinierët, falë pesë viteve pas fakteve, nuk mund të mbështeteshin më në shkencë. As brenda dhe as jashtë karrocave në të cilat ishin vendosur copat e kufomave të dy bashkëshortëve nuk janë gjetur gjurmë të të akuzuarës së vetme.

Në mbështetje të akuzës, megjithatë, është sjellja e saj përpara daljes nga burgu të dashurit Taulant, në orët në të cilat prokuroria vendos vrasjen e çiftit Pasho. Vrasja dyshohet se ka ndodhur në via Fontana, ku Kalesha kishte marrë me qira një apartament në emrin e saj.

Në ato ditë në fund të tetorit 2015, gruaja ndërpreu shtatzëninë dhe ish-i dashuri, i dëgjuar nga prokurori, mohoi se mund të ishte babai. A është ky sekreti i patregueshëm që do ta kishte shtyrë Elonën të vriste? Apo është shuma e parave që çifti ka pasur gjithmonë me vete?

Janë të errëta këto pika dhe ndoshta procesi do të ndihmojë për të sqaruar. Së bashku me dyshimin tjetër të madh: nëse ajo është fajtore, a mund t'i kishte bërë të gjitha vetë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco