Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kimikate për heroinën në autobusin-arkivol? Ndizet debati politik

Kimikate për heroinën në autobusin-arkivol? Ndizet debati politik

11:06, 29/11/2021
A+ Aa A-

Partia kryesore e opozitës në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE e ka rindezur sërish debatin mbi aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona.

Sipas kësaj partie, qeveria duhet të përgjigjet nëse në autobus kishte kimikate për prodhimin e heroinës. Këto kimikate janë mjaft të rrezikshme dhe shkaktojnë flakë të forta.

“Askush në vend nuk po u përgjigjet dyshimeve se autobusi i djegur për transportonte një kimikat shumë të djegshëm, që përdoret për prodhimin e heroinës. A janë këto kimikate arsyeja se përse autobusi mori flakë kaq shpejt,” thuhet në deklaratë.

Partia opozitare kërkon llogari edhe pse autobusi kishte kaluar kufirin 140 herë pa pasur leje.

Aksidenti tragjik i 23 nëntorit shkaktoi 45 viktima.

Pas aksidentit pati shumë spekulime se çfarë materialesh mund të kishte në bordin e autobusit, pasi ai mori flakë shumë shpejt.

Ndërkohë prokuroria në Bullgari vazhdon të mbrojë tezën se ishte një gabim njerëzor që solli aksidentin tragjik dhe se në bord nuk kishte asgjë të rrezikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco