VIDEO-SYRI TV/ Iraniani që akuzohet nga suedia, përfundojnë dëshmitë në Durrës

VIDEO-SYRI TV/ Iraniani që akuzohet nga suedia, përfundojnë dëshmitë në Durrës

15:58, 18/11/2021
A+ Aa A-

Këtë të enjte, prokurorët suedez kanë marrë dëshmi nga përfaqësuesit e opozitës iraniane në Shqipëri, lidhur me procesin gjyqësor ndaj Hamid Nuri, i cili akuzohet nga Suedia për krime lufte në Iran.

Nga SYRI TV

Në gjykatën e Durrësit u mbajt seanca e fundit e marrjes në pyetje të shtetasve iranianë, kundër një ish prokurori të vendit të tyre, që akuzohet për krime lufte nga drejtësia Suedeze. Breza Safari, përfaqësuesi ligjor i muxhahedinëve, u shpreh për Syri Tv se seanca e dhënies së dëshmive para prokurorëve do të vijojë në Suedi.

Gjykimi i Hamid Noury, i cili ka qenë zëvendës prokuror i një burgu në Iran ka nisur më 10 gusht dhe vazhdon ende. Krimi për të cilin bëhet fjalë ka ndodhur në korrik 1988, kur mendohet se 30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta që zgjatnin një ose dy minuta.

Të gjitha viktimat janë varrosur në varre masive të fshehta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco