Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Vlorë/ Investitori mbetet në kërkim, lirohen punëtorët që po ndërtonin objektet pa leje

Vlorë/ Investitori mbetet në kërkim, lirohen punëtorët që po ndërtonin objektet pa leje

13:50, 01/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Vlorës ka liruar 11 personat e arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Vlorës për ndërtimin e tri objekteve pa leje që po ndërtohen në fshatin Palasë në Dhërmi.

Gjykata vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për shtetasit Flamur Bega, Alvin  Sinani, Bilbil  Zhima, Murat  Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis  Shahinaj dhe Elvis  Selimja.

Në kërkim mbetet investitori shtetasi Vezir Gjikolaj si dhe vijon procedimi në gjëndje të lirë per dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj.

Këta shtetas u arrestuan pak ditë më parë për ndërtimin pa leje në Palasë.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Arqile Basho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco