Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO – SYRI TV/ Rrushi mbetet stok në Pogradec, Fermerët: Kosto e madhe për prodhimin

VIDEO – SYRI TV/ Rrushi mbetet stok në Pogradec, Fermerët: Kosto e madhe për prodhimin

13:27, 01/11/2021
A+ Aa A-

Qindra ton rrush që prodhohet në fshatrat e Pogradecit nuk gjen treg për shitje. Konkurrenca e rrushit që futet në vendin tonë nga Maqedonia, është një nga arsyet, që sipas fermerëve, krijon vështirësi për gjetjen e tregut të prodhimit vendas.

Nga Syri Tv

Kultivimi i vreshtave është traditë në disa fshatra të Pgradecit, ku për shumë familje është dhe një nga burimet kryesore financiare. Megjithatë, nga viti në vit, sipërfaqet me vreshta janë reduktuar. Sipas fermerëve mungesa e tregut për shitjen e rrushit apo nënprodukteve të tij si dhe mungesa e subvencioneve nga shteti, ka bërë që prodhimi të mbetet stok.

Tashmë, shumë prej fermerëve po mendojnë të heqin dorë nga kultivimi i vreshtave, për shkak se kostot janë më të larata se fitimet.

Një tjetër arsye pse rrushi i Pogradecit nuk shitet, sipas kryeplakut të fshatit Leshnicë, Ladi Lipom është konkurrenca me rrushin maqedonas.

Mungesa e tregut ka bërë që shumë fermerë të Korçës këtë vit të mos e vjelin prodhimin e rrushit, duke e lënë të kalbet në vreshta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco