‘O ma mos më lër tek ai’/ Babai rrahu me thupër dhe kafshoi vajzën e mitur

‘O ma mos më lër tek ai’/ Babai rrahu me thupër dhe kafshoi vajzën e mitur

13:19, 01/11/2021
A+ Aa A-

Detaje tronditëse janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e dhunimit të një vajze të mitur në Kamëz, e cila aktualisht vijon të jetë te Spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Vajza është vetëm 6-vjeç, ndërsa raportohet se babi i saj, 27-vjeçari R. Kunoraj, i cili është arrestuar, e ka dhunuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija me datën 28 tetor në orën 19:00, ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjekët kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës.

Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muajsh kishin nisur një bashkëjetesë.

Vajza merrte mamanë në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj.

Gruaja ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar, por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella, ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco