Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Ky është ish-polici që u ekzekutua në Laç

FOTO/ Ky është ish-polici që u ekzekutua në Laç

12:29, 01/11/2021
A+ Aa A-

Personi në foto është ish-oficeri i policisë, Xhelal Reçi i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në qendër të Laçit.

Reçi u qëllua për vdekje pranë biznesit të tij në momentin që po bëhej gati të fillonte punën. Nga të dhënat e para mësohet se Reçi ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, duke u futur në një rrugicë mes dy objektesh kur dëgjoi krismat e armëve.

Ai sapo kishte zbritur nga makina e tij tip ‘Benz’, kur u qëllua për vdekje.

Identiteti i autorëve të krimit ende nuk dihet, ndërsa deri tani policia ka gjetur pranë Milotit veç një makinë ‘Toyota’ të djegur, duke ngritur dyshime se autorët mund të jenë arratisur drejt veriut.

Kjo nuk është hera e parë që një atentat i ishte bërë ish-oficerit të policisë, pasi pikërisht një vit më parë në muajin gusht, objekt i një ngjarje të ngjashme ka qenë djali i tij Besnik Reçi, i cili shpëtoi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco