Detaje të reja nga ekzekutimi i ish-policit, i bënë atentat edhe djalit

Detaje të reja nga ekzekutimi i ish-policit, i bënë atentat edhe djalit

08:28, 01/11/2021
A+ Aa A-

Mësohen detaje të reja nga vrasja që ndodhi mëngjesin e sotëm në Laç, ku viktimë mbeti ish-punonjësi i policisë Xhelal Reçi.

Burimet bëjnë me dije se Reçi është qëlluar nga dy persona në hyrje të dyqanit të tij, i cili ndodhet në afërsi të komisariatit të policisë së Kurbinit.

Sipas burimeve personat që kanë qëlluar në drejtim të Reçit kanë qenë 2 dhe të pamaskuar.

Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, i cili denoncoi kohë më parë se dy persona e kishin ndjekur me motor për ta vrarë, në një kohë që ishte duke udhëtuar me makinë me familjen e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco