Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Situata nuk njeh përmirësim/ 5 humbje jete dhe 672 qytetarë të infektuar me koronavirus

Situata nuk njeh përmirësim/ 5 humbje jete dhe 672 qytetarë të infektuar me koronavirus

18:25, 27/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 4050 testime, nga të cilët kanë rezultuar 672 qytetarë të infektuar. 

Sot janë regjistruar 5 humbje jete, 8 ishte numri i viktimave një ditë më parë.

Ndërsa 494 qytetarë janë shëruar.  

Janë  7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar

Situata

Janë kryer 4050 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë, në këto bashki:

293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë,  në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin. 

Janë  7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç. 

Janë shëruar 494  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore          672
Të shëruar në 24 orë       494
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 4050

Testime totale              1,293,570
Raste pozitive                183,282
Raste të shëruara           172,958
Raste Aktive                     7,431
Humbje jete                      2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3784
Fier                 891
Durrës            721
Shkodër         477
Elbasan          310
Vlorë               244
Gjirokastër     241
Korçë              196
Lezhë             189
Berat              161
Kukës             147
Dibër               70

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco