Vdekja e 4 turistëve rusë/ Mungojnë 2 telefona, thellohet misteri

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Mungojnë 2 telefona, thellohet misteri

12:53, 26/10/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Kavajës ende nuk ka marrë të dhëna nga telefonat celularë, që iu gjetën katër turistëve rusë që humbën jetën në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë e llojit iPhone. Ekspertët nuk kanë mundur dot të hapin telefonat për të përftuar të dhëna që do t'i ndihmonin hetuesit, se me cilët persona turistët kanë komunikuar apo kanë folur përpara tragjedisë. Ato kanë kërkuar ndihmën e izralitëve ku paisjet pritet që të dërgohen në Izrael për t'i hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesve se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona. Nuk dihet se cilëve nga familjarëve rusë i përkisnin telefonat dhe nuk dihet se cili nga viktimat kanë qenë pa telefon.

Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur të gjendet as në pishinën ku u gjenden viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindasi 26/10/2021 15:51

Po kryeministri çthotë? Mos ndoshta ndriçon me njohjet, lidhjet apo farefisin që ka në Rusi....Mero Baze di shumë

Shto koment

Denonco