VIDEO-SYRI TV/ Kapja e 45.5 kg heroinë, zbardhen të tjera detaje

VIDEO-SYRI TV/ Kapja e 45.5 kg heroinë, zbardhen të tjera detaje

12:39, 26/10/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e të hënës u sekuestruan 45.5 kg heroinë në Portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me krom, dhe dyshohet se kishte si destinacion përfundimtar Italinë. Në pranga u vu pronari i kamionit Arian Çerma dhe shoferi Olgert Duda. Prokuroria po heton për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale

SYRI TV

Mbrëmjen e së hënës Policia e Durrësit sekuestroi 45.5 kilogram heroinë, duke arrestuar dhe dy shtetas, Arian Çerma dhe Olgert Duda. Sipas policisë, droga ishte ngarkuar në një kamion që do transportonte krom drejt Italisë. Dyshimet janë se droga do të kishte destinacion qytetin e Barit.

Në rrugë operative, specialistët e trafikut ishin informuar se në një kamion tip “Scania”, i cili ishte në pronësi të shtetasit Arian Çerma, banues në Durrës, ishte fshehur lënda narkotike. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë konstatuar drogën e fshehur në kabinën e kamionit. Droga ishte ndarë në 43 pako, të cilat ishin mbështjellë me natriban. Brenda secilës pako gjendej kokaina, e cila në peshën totale ishte 45.5 kg.

Pas veprimeve të para hetimore, policia arrestoi në flagrancë pronarin e kamionit Arian Çerma dhe shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë ku ishte fshehur droga, Olgert Duda.

Ndërkohë, Task Forca e ngritur në portin e Durrësit për gjurmimin dhe parandalimin e trafikut të drogës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Gjithashtu pritet të identifikohen persona të tjerë të përfshirë në trafikun e heroinës, e cila do të shitej në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco