VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e dyfishtë, familjarët: Genci ishte kuruar

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e dyfishtë, familjarët: Genci ishte kuruar

12:07, 26/10/2021
A+ Aa A-

Një ditë pasi Genci Koreta vrau xhaxhain e tij Jorxhi Koreta dhe më pas vrau vete, kanë dalë në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

Mësohet se 39-vjeçari nga fshati Llakatund i Vlorës, vuante nga problem me depresionin. Prej disa kohës, Genci Koreta rrinte i vetmuar dhe nuk shfaqte afrimitet me të afërmit.

Konflikti me xhaxhain e tij, Jorxhi Koreta ka nisur për një rrënjë ulliri, i cili është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Genci Koreta qëlloi xhaxhain me një armë gjahu dhe më pas po me të njëjtën armë u vetëvra. Nga ana tjetër, disa vite më parë 39-vjeçari kishte pësuar një traumë, për shkak se kishte humbur në aksident djalin e xhaxhait, që mbeti gjithashtu viktimë mbrëmjen e së hënës.

Për këtë gjendje ai ishte kuruar, por mesa duket pasojat i kanë mbetur ende. Ndërkohë, të afërm dy viktimave janë shprehur të shokuar për ngjarjen, pasi tregojnë se Genci Koreta nuk ishte problematik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco