Identifikohet 19-vjeçari shqiptar që u aksidentua për vdekje

Identifikohet 19-vjeçari shqiptar që u aksidentua për vdekje

11:57, 26/10/2021
A+ Aa A-

Nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident një 19-vjeçar shqiptar, banor në Arzignano. I riu shqiptar, Albi Zakaria, u aksidentua të dielën teksa udhëtonte me shokët në një makinë tip Lancia.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 10:00 të së dielës teksa makina e mbushur me shokë po shkonte drejt Venecias.

Gjendja shëndetësore e të riut ishte e rëndë, edhe pse për forcat e shpëtimit që ndërhynë në vendin e ngjarjes, përplasja nuk dukej aq e fortë. Por të hënën, zemra e 19-vjeçarit pushoi së rrahuri.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të  zbuluar dinamikën e ngjarjes. Ata u lajmëruan nga një motorist, i cili ka dëshmuar me sytë e tij përplasjen. Në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin 5 persona, të gjithë shokë me njëri-tjetrin.

Sipas dyshimeve paraprake, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në këtë mënyrë nga rruga dhe më pas është përplasur me një barrierë betoni.

Shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e lartë, por përplasja ishte e mjaftueshme për të shkaktuar traumën vdekjeprurëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco