VIDEO-SYRI TV/ Ekzekutohet biznesmeni i njohur, hetohen konfliktet me grupet kriminale

VIDEO-SYRI TV/ Ekzekutohet biznesmeni i njohur, hetohen konfliktet me grupet kriminale

14:50, 24/10/2021
A+ Aa A-

Ekzekutohet me 16 plumba biznesmeni i njohur fierak, Demir Backa. 57-vjeçarit iu bë atentat nga dy persona të maskuar pranë një qendre tregtare. Autorët dogjën makinën pas sulmit, ndërsa u gjetën edhe dy armët e krimit. Shkak i vrasjes dyshohet konflikti me ndonjë prej grupeve kriminale të Fierit.

Nga SYRI TV

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni fierak Demir Backa. 57 vjeçari ishte duke larguar nga një qendër tregtare në Fier, kur 2 autorë të maskuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të tij, teksa Backa ishte duke u larguar.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa 57 vjeçari është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Fierit. Fatkeqësisht plumbat i kanë prekur organet jetësore, duke e bërë të pamundur mbajtjen në jetë. Ndaj Backës është qëlluar me 16 plumba nga një distancë 7-8 metra nga 2 armë të ndryshme.

Autorët pasi kanë realizuar atentatin janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip ‘Benz C Klas’.

Pak çaste më pas policia ka arritur të gjej mjetin duke u djegur në vendin e quajtur Daullas. Makina nuk është djegur plotësisht, ndërsa brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë, që u përdorën nga autorët për kryerjen e vrasjes.

Mjeti i përdorur në krim ka qenë i vjedhur ndërsa ishte pajisur me targa të Kosovës. Policia tashmë po verifikon se kujt i përkasin targat dhe nëse zotëruesi i tyre ka lidhje me ngjarjen.

Për të zbardhur detajet e ngjarjes, policia ka marrë dëshmitë e 6 personave që ishin prezent në vendin e ngjarjes, por ata nuk kanë dhënë prova bindëse, pasi autorët kanë qenë të maskuar.

Policia është hermetike në dhënien e informacioneve sa i përketë pistave hetimore, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes mund të ketë qenë edhe ndonjë konflikt për arsye biznesi, pasi 57 vjeçari ishte person me influencë në qytetin e Fierit dhe kishte në pronësi disa biznese në këtë qytet.

Në hetim sit ë përfshirë në këtë ngjarje janë përfshirë edhe personazhe të njohur të botës së krimit në qytetin e Fierit.

Ndër pistat kryesore është një konflikt që viktima ka pasur me një personazh të njohur në Fier, i cili është subjekt i OFL-së. me personin në fjalë Demir Backa ka patur një konflikt afro 1 vit më parë, ku sherri ka degraduar deri në përplasje fizike mes tyre në lokalin në pronësi të Backës, që ndodhet në qendër të qytetit të Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco