Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Bandë prej 10 personash/ Grabitje gjatë natës në shtëpinë e biznesmenit, torturohet...Ja shuma e marrë

Bandë prej 10 personash/ Grabitje gjatë natës në shtëpinë e biznesmenit, torturohet...Ja shuma e marrë

11:53, 24/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Nikël të Krujës.

Biznesmeni Nazmi Çangu, baba i 4 femijeve, 3 vajza një djale ka rënë pre e grabitjes.

Kanë qenë rreth 10 vetë të armatosur e me maska, e kanë torturuar dhe lidhur me fashita, shpjegojnë burimet për Syri.net.

Ngjarja ka ndohur rreth orës 1 të natës.

Shuma e marrë në lek, euro, dollar dhe flori mbi mendohet se shkon deri në 100 mije euro.

Familja ka qene per darke tek nje mik, jan kthyer rreth ores 23 dhe rreth ores 01 të natës një grup prej 10 personash me armë e maska i ka hyrë në banesë.

Familjarët i kanë mbyllur në një dhomë në katin e 3 të banesës ndërsa të zotin e shtëpisë e kanë gjetur në një dhomë ku po flinte i vetëm dhe e kanë lidhur me fasheta dhe torturuar për ti dhënë çelsin e kasafortës qe ai mbante në shtepi.

NJOFTIMI:

Krujë/Informacion paraprak:

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco