VIDEO/ Momenti kur familjarët e viktimës përplasen me policinë: 'Mos u afroni, do t'ju vras'

VIDEO/ Momenti kur familjarët e viktimës përplasen me policinë: 'Mos u afroni, do t'ju vras'

22:23, 23/10/2021
A+ Aa A-

Familjarët e viktimës së atentatit Demir Backa, 57 vjeç, në Fier kanë mbërritur të parët në vendin e ngjarjes, pak sekonda pas të shtënave. 

Në pamjet që sjellin Syri Tv dhe Syri.net duken momentet e përplasjes së familjarëve me uniformat blu. 

Të afërmit e viktimës dëgjohen teksa iu drejtohen policëve me fjalët: 'Mos u afroni se do t'ju vras', 'S'kemi nevojë për shtet', ndërsa nuk mungojnë as sharjet dhe fyerjet në drejtim të uniformave blu. 

Irritimi i familjarëve vjen për faktin se policia ka qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe nuk kanë bërë asgjë për kapjen e autorëve. Në video dëgjohet zëri i një burri që iu drejtohet policëve me fjalët: "Ishe aty more dhe e vranë", "Ishe aty, si nuk keni turp", "Vranë një biznesmen".

Momenti i përplasjes së familjarëve me policinë

Biznesmeni Demir Backa u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në automjetin e tij tip "Audi" teksa ishte duke parkuar pranë ish-QTU. 

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit por pak më shumë se një orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. 

Dyshohet se kanë kanë qenë dy persona të cilët kanë hapur zjarr nga një automjet tip 'Mercedes Benz'. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe në dalje të By Pass-it të Fierit kanë djegur automjetin. 

Automjeti 'Audi' ku u qëllua Demir Becka

Demir Backa ishte pronar i bar "Piazza" në Fier si dhe zotëronte edhe në hotel në Sarandë.

Njoftimi i Policisë 
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU_së", dyshohet se nga një automjet tip "Benz" është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip "Audi" dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme "Shqiponja" dhe 2 grupe te FNSH  kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip "Benz" e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco