Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zbulohet arsyeja se pse biznesmeni dhunoi kryebashkiakun e Selenicës

Zbulohet arsyeja se pse biznesmeni dhunoi kryebashkiakun e Selenicës

10:52, 21/10/2021
A+ Aa A-

Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës në Vlorë. Kryebashkiaku i Selenicës Pëllumb Binaj 66 vjeç, raportohet se është dhunuar nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia njofton se sulmi ndaj kryebashkiakut të Selenicës ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

Burime të SYRI TV raportojnë se konflikti ka lindur për shkak të linjës së furgonave Selenicë-Vlorë.

Sipas burimeve, kryebashkiaku i ka hequr Bonajt licencën e transportit të mësuesve dhe ia ka dhënë një tjetri. Kjo mësohet se ka qenë arsyeja e dhunës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.

Pas diskutimit të ashpër, në irritim e sipër Pellat Bonaj ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco