Dhunohet kryebashkiaku i Selenicës, arrestohet autori

Dhunohet kryebashkiaku i Selenicës, arrestohet autori

10:33, 21/10/2021
A+ Aa A-

Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës.

Pëllumb Binaj, 66 vjeç, raportohet se është dhunuar nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia njofton se sulmi nga kryebashkiakut të Selenicës ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar në dhunimin fizik për shkak të detyrës të kryetarit të Bashkisë së Selenicës, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR

Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”

Në pranga dhe 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco