Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

EMRI/ Ekstradohet në Itali bosi shqiptar i kokainës

EMRI/ Ekstradohet në Itali bosi shqiptar i kokainës

20:08, 20/10/2021
A+ Aa A-

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun.

Ai u arrestua më datë 30 janar 2019 në Tiranë dhe tani ndodhet në duar të drejtësisë italiane.

Petoku u prangos në atë kohë, falë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve të Shqipërisë dhe të Italisë.

“Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë” shkruajnë mediat italiane.

33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali.  Ai kishte arritur të shpëtojë nga duart e autoriteteve italiane, ndërsa tashmë është në duart e tyre.

Në Itali për këtë dosje janë disa të arrestuar, mes të cilëve Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, Salvatore Casamonica dhe malazezi Tomislav Pavloviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco