3.4 mln euro/ ‘Toyota Yaris’ mbyllet me vetëm 1 vit burg

3.4 mln euro/ ‘Toyota Yaris’ mbyllet me vetëm 1 vit burg

11:29, 19/10/2021
A+ Aa A-

Çështja e 3,4 milionë eurove të gjetura në dy automjete Toyota Yaris të mbërritura në Portin e Durrësit nga Belgjika është mbyllur në Gjykatën e Tiranës me vetëm 1 vit e 6 muaj burg.

Fajtor është shpallur nga kjo gjykatë Ervis Vladi, një prej 6 personave të hetuar fillimisht për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, por që në Gjykatën e Tiranës, ai është fajësuar vetëm për veprën e mosdeklarimit të parave në kufi ose sendeve me vlerë.

Ky dënim, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht Ervis Vladi është dënuar me vetëm 1 vit burg.

Kjo çështje trazoi politikën në qershorin e vitit 2018, pikërisht për shkak të deklaratave nga salla e parlamentit.

Para sekuestrimit të 3,4 milionë eurove në Portin e Durrësit, Basha foli në Kuvend për miliona euro të krimit, sipas tij, që po vinin në Shqipëri përmes automjeteve Toyota. Deklaratat e Bashës u provuan disa ditë më vonë më sekuestrimin e eurove.

Fillimisht, hetimet nisën nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila arrestoi dhe nxori masa sigurie për 6 persona si të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Por edhe pse u hetuan për disa muaj, prokuroria shpalli moskompetencë dhe e kalojë dosjen në prokurorinë e kryeqytetit, e cila vlerësoi se nuk qëndronte akuza e mosdeklarimit të të hollave në kufij për të gjithë personat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Indignado19/10/2021 13:08

Pse ke fusin ne burg? Taulant Ballen?!

Shto koment

Denonco