Sekuestrohet kamioni më drogë në Greqi, arrestohet shoferi shqiptar

Sekuestrohet kamioni më drogë në Greqi, arrestohet shoferi shqiptar

09:52, 18/10/2021
A+ Aa A-

Një ngarkesë droge u sekuestrua në Greqi mëngjesin e sotëm. Sipas mediave greke, lënda narkotike po transportohej me një kamion të drejtuar nga një 60-vjeçar me origjinë shqiptare. Mjeti u ndalua në autostradë në zonën e Mesolongi.

Gjatë kontrollit brenda kamionit u konstatua 50 kilogramë kanabis. Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të modifikuar të mjetit.

Në pranga ra shoferi shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ndërsa kamioni u dërgua në policinë e Patras, ku ju nënshtrua kontrolleve më të detajuara. Hetimet vijojnë për të zbuluar vendin se ku ishte ngarkuar me drogë kamioni, si dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco