EMRAT + FOTO/ Të rinjtë shqiptarë të zhdukur në Britaninë e Madhe. Çfarë ka ndodhur me ta?

EMRAT + FOTO/ Të rinjtë shqiptarë të zhdukur në Britaninë e Madhe. Çfarë ka ndodhur me ta?

18:09, 17/10/2021
A+ Aa A-

Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë të cilët largohen nga vendlindja për një jetë më të mirë dhe si destinacion kanë Britaninë e Madhe. 

Shumë prej tyre paguajnë deri në 20 mijë euro, ndërsa të tjerët rrezikojnë jetën përmes udhëtimeve të rrezikshme si ato me kamion apo edhe me mjete lundrimi. 

Mediat britanike raportojnë se këta të rinj janë më të lakmuarit nga grupet e organizuara kriminale për t'i përdorur në “shtëpitë e barit” ku kultivojnë dhe rrisin Kanabis. 

ipas ligjeve të shtetit anglez asnjë minoren nuk mund të dëbohet nga Britania e Madhe pa mbushur moshën 17 vjeç.

Deri në këtë moshë ata mbahen nën kujdesin e shërbimeve sociale. Janë këto shërbime sociale të cilat në periudhën Janar-Tetor 2021, kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre.

Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire

Image

Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire

Image

Elis Celkupa vjeç 16  i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër 

Image

Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield  Londër

Image

Tahir Lala vjeç 16 i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex

Image

Denis Haliaj vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester

Image

Adrian Mata vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, West Yorkshire

Image

Arben Axhami vjeç 16  i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën  Enfield, Middlesex. 

Image

Image

Image

Megjithëse këta minorenë janë shpallur si persona të humbur sipas raporteve të institucioneve angleze e vërteta është krejt ndryshe.

Pak përpara se ata të mbushin 17 vjeç, shkëputen nga shërbimet sociale në mënyrë për ti shpëtuar dëbimit në Shqipëri.

Shpeshherë të mbetur në mes të katër rrugëve dhe me një borxh për t'u shlyer prej 20.000 euro, si rrugën më të shkurtër për ta larë këtë borxh rekrutohen për t'u përshirë në botën e krimit. 

Dhe nga këtu, jeta e tyre vihet gjithnjë e më shumë në rrezik, ndërsa pa kurrfarë mbrojtje apo interesi nga shteti shqiptar, jeta e këtyre të rinjve është gjithnjë dhe më e pasigurt. 

Sikurse nuk mungojnë rastet fatale ku të rinjtë shqiptarë në Britaninë e Madhe humbin jetën pikërisht nga përfshirja në grupet kriminale të trafikimit të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Te vijne si afgane ktu prap17/10/2021 23:41

I mban rilindja si pashaj nese rikthehen si afgane.

Shto koment

Denonco